Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me hetimet, që çuan pas hekurave kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Fredi Beleri, në një kohë kur ky i fundit del sot para gjykatës.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi për BalkanWeb se i infiltruari i policisë i dorëzoi Belerit një listë me 15 votues. Duke iu referuar këtyre burimeve, Beleri i ka kontaktuar në telefon vetë personat. Po ashtu, ka dyshime se të infiltruarit iu dhanë 40 mijë lekë të reja për 8 vota. Ndërkohë burimet thanë se 7 nga 15 emrat janë kontaktuar nga Beleri.
Mes të tjerash Lala tha se pasi ka verifikuar listën, Beleri i ka kërkuar të infiltruarit që të takojë Kokoveshin, ndërsa thuhet se bashkëpunëtori i kandidatit të ‘BF’, do t’i jepte atij 300 euro. Po ashtu zbulohet se Beleri teksa ka mohuar akuzuat ndaj tij, ka kërkuar një masë të butë, pasi pretendon se ka probleme shëndetësore sepse vuan nga diabeti.
/a.r