Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka mbyllur sot fushatën në Tiranë, kur na ndajnë vetëm pak orë nga heshtja zgjedhore.
Pjesë e takimit në sheshin Nënë Tereza ka qenë edhe kandidati i opozitës për këtë bashki Belind Këlliçi dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta.
Belind Këlliçi u shpreh se ishte i vetëdijshëm që gara për Tiranën mund të mos ishte e barabartë, por ishte njëkohësisht i bindur për nevojën për ndryshim.
Ai nuk harroi të shtojë premtimet në ditën e fundit të fushatës duke u shprehur se jo vetëm autobusi urban, por edhe ata që lidhin Tiranën me fshatrat do të jenë falas.
“Transporti falas ka koston 16 milionë euro. Ku do t’i gjej unë do thoni ju? Nga dheu do t’i nxjerr” – u shpreh kandidati i Berishës dhe Metës.
/a.r