Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një 19-vjeçar ka ndërruar jetë.
Ngjarja ka ndodhur në Suharekë, teksa mësohet se viktima është djali i një efektivi të policisë së Kosovës.
I riu ka qenë duke luajtur me armën e të atit, e cila është shkrepur aksidentalisht dhe i ka shkaktuar dëmtime të rënda në kokë, të cialt i kanë sjellë dhe vdekjen.
Njoftimi i policisë:
Me datë 11.05.2023, rreth orës 13:13, është raportuar në polici se në Suharekë, në Rr.” Brigada 123’, në banesën e tij në ndërtesën e “Euro Ing ” është gjetur një person me lëndime në kokë të shkaktuara nga përdorimi i armës se zjarrit .
Dyshohet se viktima e rastit E.K. (2004),ne banesën e tij, gjatë manipulimit me armë zjarri, e njëjta i ka shkrepur dhe për pasoje i janë shkaktuar lëndime trupore të natyrës së rëndë.