Luiz Ejlli u kthye në një fenomen pas eksperiencës së tij në Big Brother Vip.
Madje pas daljes së tij, këngëtari është shprehur me shaka se ndihet si Cristiano Ronaldo, prej famës dhe adhurimit nga publiku të cilin mesa duket nuk e priste të ishte kaq i “nxehtë”.
Edhe pse e kishte lënë më herët, Luizi i është rikthyer edhe njëherë muzikës, por kësaj radhe me fansa dhe pagesë shumë herë më të lartë sesa dikur. Shifrën, këngëtari e ka treguar vetë në një emision.
Ai tregoi se paguhet 10 mijë euro për një performancë live./m.j