Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në takim në zyrën e tij presidentin polak, Andrzej Duda. Ka qenë vetë Rama i cili ka publikuar disa foto nga takimi.
“Kryeministria – Kënaqësi takimi me presidentin polak Andrzej Duda”, ka shkruar kryeministri në fotot që ka shpërndarë në Facebook.
Presidenti polak ka vizituar sot vendin tonë, vizita e parë shtetërore e një presidenti polak në 20 vitet e fundit. Ai u prit nga kreu shqiptar i shtetit, Bajram Begaj, me të cilin mbajtën edhe një deklaratë të përbashkët për media./m.j