Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas publikimit të videos ku supozohet për një “takimi sekret” me Taulant Ballën.
Me anë të një reagimi në Twitter, Basha shkruan se videoja është një montazh qesharak për ti fryrë dhe përçarë demokratët.
Montazhet qesharake, shpifjet dhe trillimet që bëhen për ti fryrë përçarjes së demokratëve janë shërbimi më i mirë për Ramën. Nuk mbahen dot me sajesat e minutës së fundit, gënjeshtrat e dala boje para gjithë botës.
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) May 11, 2023