Ish konkurrenti i Big Brother, Krist Aliaj ka folur për eksperiencën e tij brenda shtëpisë Vip. I ftuar në ‘Ftesë në 5’, Kristi ka komentuar lojën e banorëve brenda shtëpisë si edhe dinamikat më të forta.
Kristi u ndal të analizonte edhe lojën e personazheve më të fortë brenda shtëpisë, ku Oltën e përshkroi si lojtarja që donte të manipulonte, ndërsa Luizin si ai që donte të nënshtronte.
“Olta më jepte një lloj komforti dhe unë ia jepja Oltës dhe ishte më shumë se ajo loja mekanike që bënim si lojtarë. Vetëm e njihja si emër. Më pëlqeu se më bënte të shkëputesha nga loja, komforti që më jepte. Mua më pëlqente se psh. Olta bënte luftën e vetë dhe vinte te unë bënim shumë biseda normale.
Pastaj ndryshuan gjërat, ndryshoi vizioni im për Oltën, vizioni im për lojën, dinamikat e mia në lojë, marrëdhënia u bë toksike, prisnin gjëra nga njëri-tjetri që nuk i jepnim dot. Ajo donte që ne të bashkonim lojën, por unë nuk e bashkoja dot. Oltën nuk e përballoje dot kur fillonte me atë stilin manipulues dhe shumë imponues. Kishte shumë tentativa manipulimi, kurse Luizi kërkonte të të nënshtronte me lojën e tij. Këto ishin dy ekstreme që luftonin”, tha Kristi gjatë intervistës”, tha Kristi.