Në kuadër të operacionit policor të koduar “Road Guard” është arrestuar në Memaliaj shtetasi turk me banim në Turqi, 39-vjeçari E.P.
Ai është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë në Memaliaj, duke transportuar kundrejt pagesës me automjetin tip “Peugeot”, në drejtim të Shkodrës, 5 emigrantë nga Bangladeshi, të cilët do të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti “Peugeot”, 1 aparat celular dhe një shumë parash.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.
/a.r