Pas lajmit se disa deputetë të PD-së, ndër to femra dhe meshkuj, janë kapur me vezë nga garda në parlament, ka reaguar deputetja Liljana Elmazi, e cila ka thënë se ajo nuk ka patur asnjë vezë me vete. Madje deputetja e Vlorës tregon dhe habinë e saj, në një prononcim që i ka dhënë televizionit News 24 kur thotë:
“E vërteta është që ky është portofoli me të cilin unë jam futur në parlament… unë kam patur vetëm disa të holla në portofol, jo shumë… dhe u shokova kur dëgjova lajmin tek televizioni juaj, duke patur parasysh që televizionin tuaj e kemi kështu si mik, pronarët tuaj i kemi miq…. Asnjë deputet nuk ka patur vezë nëpër çanta, unë nuk kam asnjë informacion të tillë.”