Policia ka finalizuar me sukses Operacionin e koduar “PARANDALIMI”.
Sekuestron armë dhe municione !
Arrestohen në flagrancë nga Policia 2 poseduesit e armëve dhe municioneve.
Arrestohen shtetasit:
- Artan Dedja, 37 vjeç, banues në Elbasan.
- Saimir Preça, 22 vjeç, banues në Elbasan.
Strukturat e Policisë së Vlorës në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, si dhe në vijim të kontrolleve për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë pa leje, kanë bërë të mundur finalizimin e këtij operacioni, nëpërmjet të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i dy personave të lartpërmendur në aksin rrugor në hyrje të qytetit të Vlorës, në vendin e quajtur “Pusi i Mezinit”, pasi:
Gkatë një kontrolli të imtësishëm të ushtruar në automjetin tip “BENZ” me targë: AA 575 JY, ku udhëtonin shtetasit e mësipërm, Shërbimet e Policisë, kanë gjetur dhe sekuestruar:
– 1 armë zjarri “Automatik” model 56, bashkë me 1 krëhër,
– 1 armë zjarri Pistoletë të llojit “EKOL” bashkë me një krëhër me 15-fishekë të kalibrit 9 mm,
– 1 granatë dore difensive,
– 1 ndezës granate,
– 4 aparatë celularë.
Gjithashtu, është bllokuar edhe automjeti i mësipërm në pronësi të shtetasit: Artan Dedja.
Policia po heton për të zbardhur qëllimin e lëvizjes së këtyre dy shtetasve nga Elbasani të armatosur në qytetin e Vlorës.
Materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.