Ministrja për Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka uruar Ditën e Evropës.
Përmes një postimi në Facebook, ministrja Xhaçka thotë se pas më shumë se 3 dekadash pune e sakrifice, Shqipëria është më afër se kurrë realizimit të ëndrrës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Sot ne festojmë Ditën e Evropës, një ditë që na bashkon të gjithëve, në një ëndërr për një të ardhme bashkimi e vlerash të përbashkëta.
Pas më shumë se 3 dekadash pune e sakrifice, Shqipëria është sot më afër se kurrë realizimit të kësaj ëndrre historike të popullit shqiptar.
Ne jemi sot më të përkushtuar se kurrë për të bërë gjithçka që duhet që vendi ynë të zërë vendin që i takon si anëtar i BE-së”, shkruan ajo.
/a.r