Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli tha në një intervistë për Euronews Albania se përmes rezolutave për Ukrainën në PE, Aleksandër Vuçiç kërkon të dërgojë mesazhe se po e respekton integritetin territorial të Ukrainës për të shmangur sanksionet ndaj Rusisë.
Sipas tij, këto janë taktika që Vuçiç i përdor vazhdimisht dhe në çdo formë.
Sheholli zbuloi se edhe gjatë takimit mes kryeministrin Albin Kurti, Vuçiç e ka provokuar duke i thënë: Unë jam kryetari juaj.
“Vuçiç e di që republika e Kosovës është shpallur në 17 shkurt 2008 dhe kjo ka marrë fund. Përmes rezolutave në PE Vuçiç kërkon të dërgojë mesazhe se po e respektojmë integritetin territorial të Ukrainës për të shmangur sanksionet ndaj Rusisë. Ai do të provojë në çdo formë, edhe në takimin e fundit i ka thënë Kurtit: Unë jam kryetari juaj. Nuk mund ta ndalojmë fjalorin e tyre por me ëndrra nuk jetohet. BE dhe SHBA një ditë do t’ia tregojnë vendin Serbisë”, tha ai.
/s.f