Tre turistë çekë që kishin mbetur të bllokuar në malin e Jezercës, janë ndihmuar nga ekipet e kërkim-shpëtimit, të cilët operuan me një helikopter Cougar.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili tha se turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po ndihmohen nga efektivët e misionit SAR.
“Helikopteri Cougar, me personel të kërkim shpëtimit kanë shkuar në ndihmë të 3 turistëve çekë që kanë mbetur të bllokuar në malin e Jezercës.
3 turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa po ndihmohen nga efektivët e misionit SAR”, ka shkruar Peleshi.
Niko Peleshi: Helikopteri Cougar, me personel të kërkim shpëtimit kanë shkuar në ndihmë të 3 turistëve çekë që kanë mbetur të bllokuar në malin e Jezercës.
3 turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa po ndihmohen nga efektivët e misionit SAR.