Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve i ka drejtuar Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve 5 kërkesa për vendosje të sanksioneve administrative.
KQZ kërkon gjobë për 20 kryebashkiakë pasi thekson se kanë përdorur burimet publike për fushatën zgjedhore, e cila ka nisur me 13 prill dhe mbyllet me 13 maj. Pasi me 14 maj jane zgjedhjet.
Gjithashtu është kërkuar gjobë edhe për 5 Sekretarë të Përgjithshëm në 5 ministri si dhe 2 drejtorë shkollash.
Ndërkohë sqarohet se seancat paraprake të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve do të zhvillohen të hënën.
Por mes te gjobiturve bie ne sy emri i ish kreut te bashkise se Bulqizes Lefter Alla, i cili eshte arrestuar per shperdorim detyre dhe eshte shkarkuar nga kryeministri Edi Rama zyrtarisht ne mesin e muajit mars, pra nje muaj para fillimit te fushates.
Eshte KQZ ai qe duhet t’i jape fund misterit, nese Alla drejton fushaten nga burgu, firmos dhe vulos ne emer te bashkise Bulqize, qenka i forte ky qe firmos duke qene i shkarkuar, ose KQZ ka ngaterruar “letrat” dhe ka futur dhe emrin e Alles ne listen e te gjobiturve per shkelje gjate fushates, ose KQZ e ka hartuar ‘planin’ e punes qe ne fillim te vitit se ke do te gjobise dhe thjeshte pa mendje i boton rast pas rasti.
Ndryshe nuk ka si shpjegohet emri i tij ne shkelje te fushatesd per perdorim te fondeve puiblike, nderkohe qe zyrtarisht eshte ne burg dhe i shkarkuar nje muaj para se te fillonbte zyrtarisht fushata.
Kryetarët e bashkive ndaj të cilëve është kërkuar gjobë:
-Armando Subashi, kryetar për bashkinë Fier
-Gledian Llatja, kryetar për bashkinë Elbasan
-Klodian Taçe, kryetar për bashkinë Gramsh
-Arif Tafani, kryetar për bashkinë Belsh
-Lefter Alla, kryetar për bashkinë Bulqizë;
-Andis Salla, kryetar për bashkinë Cërrik;
-Redjan Krali, kryetar për bashkinë Kavajë;
-Klement Ndoni, kryetar për bashkinë Këlcyrë;
-Erion Isai, kryetar për bashkinë Kolonjë;
-Shuaip Beqiri, kryetar për bashkinë Konispol;
-Safet Gjici, kryetar për bashkinë Kukës;
-Pjerin Ndreu, kryetar për bashkinë Lezhë;
-Kastriot Gurra, kryetar për bashkinë Librazhd;
-Majlinda Bufi, kryetar për bashkinë Roskovec
-Elton Arbana, kryetar për bashkinë Shijak
-Eriselda Sefa, kryetar për bashkinë Lushnje;
-Qerim Ismailaj, kryetar për bashkinë Mallakastër
-Nuri Belba, kryetar për bashkinë Prrenjas
-Pali Kolefski, kryetar për bashkinë Pustec
-Blerim Shera kryetar për bashkinë e Vorës/m.j