Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tha se në 14 maj duhet t’i jepet fund klasës së vjetër politike, e përfaqësuar nga Sali Berisha, Edi Rama dhe Ilir Meta. Nga Vlora ku bëri ndalesën e radhës në turin e takimeve elektorale, Alibeaj tha se kjo treshe nuk ka në fokus interesat e qytetarëve, por interesat personale, teksa nuk nguroi t’i quante si dinozaurët e politikës shqiptare 33 vjeçare.
“Meta është dhe Rama, hallexhiu në qeveri. Ka një hallexhi në qeveri ka dhe 2 hallexhinj në opozitë. Kanë hallin e përbashkët nga drejtësia. Gjatë gjithë kësaj kohe sa herë kemi qenë dëshmitarë në parlament e kemi pasur seancat tona e vetmja gjë që diskutohet është kjo. Kush do thirret këtë javë në SPAK. Do thirret Ahmetaj, apo Belinda Balluku. Kur do thirret Edi Rama për çështjen e MC Gonigal nga një anë dhe nga ana tjetër kur do thirret Ilir Meta, personi Z, ML dhe personi Y që Rama shantazhon Sali Berishën mes parlamentit dhe ky e mbyll gojën. Dhe shih cfarë pozite dhe opozite të korruptuar kemi ne. Frika e tyre e vetme është se kur SPAK do t’i thërrasë. Kjo është simptoma që sot ka politika e vjetër, dinozaurët e politikës shqiptare 33 vjeçare”, tha Alibeaj.
I ashpër ka qenë edhe me Sali Berishën, duke thënë se ndarja me të është përfundimtare dhe askush nga demokratët nuk duhet ta vërë në dyshim.
“Ndarja jonë me të nuk është momentale, pragmatike. Ndarja jonë me të është parimore, jo vetëm me të si indvid, por ndarje me një frymë. Ndarje me Berishizmin. Me mënyrën sovjetike sesi menaxhohet një parti politike dhe sesi menaxhohet pushteti kur e kemi pasur ne pushtetin. Ndaj jemi sot këtu. Sot demokratët, njerëzit më të vuajtur të këtij vendi, njerëzit më të keqtrajtuar të këtij vendi duhet të zgjedhin 2 alternativa. Midis 2, Berishizmin, euroatlantizmin. Berishizmi është ta shohësh tjetrin jo si kundërshtar politik që duhet mundur, por si armik që duhet shkatërruar. Ky nuk është armiku partisë, ideologjisë, anetarëve. Ky është armiku personal i kryetarit të partisë. Ky është Berishizmi. Armik quhet armiku Berishës”, tha Alibeaj.
Alibeaj theksoi se Berisha kërkon që të asgjësojë Partinë Demokratike, prandaj këmbëngul që qytetarët nuk do duhet ta lejojnë. Sipas tij, vota e qytetarëve në 14 maj për PD është një votë pro perëndimore.
“Që prej shtatorit 2021, kur ish-kryetari i Partisë Demokratike ia pezulloi Sali Berishës praninë në grupin parlamentar derisa të zgjidhet statusi non grata, në koherencë të plotë në qëndrimin që kemi patur si parti ne, Partia Demokratike me të gjithë non gratat e tjera të shpallura nga SHBA, non gratat socialiste, Tom Doshi, Vangjush Dako, Aqif Rakipi, Sali Berisha filloi sulmin ndaj Partisë Demokratike me parimin: një parti që nuk mbron liderin e saj, nuk meriton të ekzistojë. Do të thotë që ishte i qartë, kërkonte asgjësimin total të Partisë Demokratike. Më shumë se aq, pas asaj deklarate, ne demokratët nuk mund ta mbronim më Sali Berishën. Ai zgjodhi, miqtë e mi, zgjodhi që hallin personal ta bëjë problem të Partisë Demokratike. Ai zgjodhi të shpëtojë veten e tij dhe familjen e tij biologjike në kurriz të së ardhmes sonë politike. Familjen politike, Partinë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha e tradhtoi. Aktin e tij kundër PD-së, janë të shumta dhe janë të pashembullta”, u shpreh Alibeaj.