Një foshnjë disa javëshe është gjetur në Golem dhe është dërguar në spital. Aktualisht ndodhet në pediatrinë e Durrësit.
Policia ka identifikuar nënën që e ka braktisur dhe aktualisht po kërkohet për tu shoqëruar në komisariat për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Foshja është gjetur në plazhin e Golemit.
NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases D. S., 22 vjeçe, banuese në Durrës, pasi ditën e djeshme, në plazhin e Golemit, ka braktisur foshnjen e saj.
Foshnja është dërguar në spitalin e Durrësit, në gjendje të mirë shëndetësore. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
/s.f