Charles III u kurorëzua ditën e sotme Mbret në një ceremoni plot muzikë dhe simbolikë brenda Westminster Abbey Mbreti Charles, i veshur me rrobën prej kadifeje të kuqërremtë të gjyshit të tij, u betua, u vajos me vaj të shenjtë, përpara se të vendosej mbi kokën e tij kurora e Shën Eduardit.
Rreth 2,200 njerëz, duke përfshirë familjen mbretërore, të famshëm, liderë fetarë dhe krerët e shtetit, ishin brenda Abbey për të dëshmuar ngjarjen.
Kurorëzimi i Mbretit u ndoq përmes një ceremonie të veçantë edhe në Tiranë, organizuar nga ambasada britanike.
Ambasadori Alastair King-Smith, vlerësoi figurën e mbretit Charles III si edhe rolin e Monarkisë në Mbretërinë e Bashkuar.
King Smith: Monarkia Britanike ka të bëjë me vazhdimësinë dhe stabilitetin. Është një konstante e rrallë në jetën tonë në momentet e ndryshimeve të tilla të mëdha. Kurorëzimi e mishëron këtë. Për 1000 vitet e fundit, monarkët britanikë janë kurorëzuar në Ëestminster Abbey.
Ajo u ndërtua nga Mbreti Eduard I dhe pasardhësi i tij Uilliam Pushtuesi ishte monarku i parë që u kurorëzua atje në vitin 1066. Mbreti Charles do të jetë i dyzeti. Mbreti është një figurë jetike jo vetëm për Britaninë, por edhe për vendet e tjera për të cilat ai është kreu i shtetit. Kjo përfshin 14 vende në Commonëealth, 14 Territore Jashtë Britanisë dhe mbi 150 milionë njerëz në të gjithë globin. Si një monark kushtetues që vepron si kryetar shteti në krye të një sistemi demokratik, Mbreti shihet si një figurë që ngrihet mbi politikën partiake dhe na bashkon si brenda kombit tonë ashtu edhe në shumë vende.
Mbreti është gjithashtu kreu i Commonëealth, një grup prej 54 kombesh demokratike nga të gjitha kontinentet. Kjo është arsyeja pse qindra miliona njerëz do të ndjekin sot kurorëzimin. Monarku mban tradicionalisht titullin “Mbrojtësi i Besimit”, duke pasqyruar rolin e tij si Kryetar i Kishës Anglikane. Por Mbreti Charles gjithmonë ka theksuar se e sheh veten si një mbrojtës të të gjitha besimeve.