Pas letrës që Armando Prenga i nisi Kryetarit të Kuvendit ku bënte të ditur se nuk do të marrë pjesë në punimet e Kuvendit deri në mbylljen e çështjes gjyqësore, ka ardhur dhe reagimi i Partisë Demokratike.
PD e cilëson “vetëpezullimin” si një “truk”.
Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend një amendim të ligjit për dekriminalizimin, ku propozon përjashtimin nga politika për funksionarët dhe të zgjedhurit kur ata arrestohen në kushtet e flagrancës të krimit kundër jetës dhe shëndetit.