Ajo u shpreh se është kërcënuar me jetë nga Kiara Tito dhe një familjar i saj, i cili sipas Teas është edhe punonjës në një ministri.
Ish-banorja ka deklaruar se një gjë e tillë nuk i ka ndodhur vetëm asaj, ndërsa shtoi se për incidentin Kiara nuk është ftuar as në një prime.
“Te dera e Topit më kanë kërcënuar, dy javë më parë, Kiara me kunatin e saj, familjarin, më tha do të të marr zvarrë, do të të vras je kështu je ashtu, është punonjës ministrie ai zotëria. Shqipëria që duam. Më thanë që është burri i tezes së saj. Ndodhi gjithçka live. I thashë thjesht hajde, por ai iku. Kishte edhe njerëz të tjerë prezent që e panë skenën, një nga ata ishte edhe Ronaldo por që më kërkoi të mos flas për këtë gjë, sepse nuk dëshironte të prononcohej.
Nga ana tjetër Ronaldo me mua pi kafe ndërsa sapo ndizen kamerat është kundër meje sepse kjo i jep vëmendje.
Kam folur me produksionin, me Kiarën jo, ajo nuk u ftua në një prime prej kësaj gjëje. nuk më ka ndodhur vetëm mua, nuk jam e vetmja që jam kërcënuar prej tyre. Ka ndodhur edhe me të tjerë, me Zhaklinën për shembull, edhe ajo është kërcënuar”, ka deklaruar ajo. BW