Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët e Tiranës se sa ju besojnë kandidatëve kur vjen fjala për t’ju lënë çelësat e shtëpisë. 48% e qytetarëve pavarësisht se mund t’ju besojnë votën nuk do ja besonin çelësin e shtëpisë asnjërit prej kandidatëve.
24.1% do ja besonin çelësin e shtëpisë Erion Veliajt ndërsa 18.4% do t’ia besonin çelësin e shtëpisë Belind Këlliçit.
Ndërkohë, Roland Bejkos do t’ia besonin çelësin e shtëpisë vetëm 1% e qytetarëve, Arlind Qorit vetëm 0.4% dhe Lajla Përnaskës vetëm 0.2%.
Nga ata që do t’ia besonin çelësin e shtëpisë Erion Veliajt janë më shumë grup mosha 65-80 vjeç me 35.8% dhe më pak grup mosha 19.4%.
Ndërsa nga qytetarët që do ia besonin çelësin Belind Këlliçit janë më shumë të grup moshës 35-44 vjeç me 20.1% dhe më pak të grup moshës 45-5 vjeç me 12.8%.
Tek qytetarët që nuk do ia linin çelësin e shtëpisë asnjërit nga kandidatët mbizotërojnë më shumë të rinjtë me 51.6% grup mosha 18-24 dhe më pak janë të grup moshës 65-80 vjeç me 39.3%.
Kur i shohim sipas ngjyrimit politik, ata që nuk do t’ia besonin asnjërit prej kandidatëve çelësin e shtëpisë 86.1% janë të pa identifikuar politikisht, 41.5% janë të majtë dhe 37.5% të djathtë.