Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, u është përgjigjur akuzave për projektin e Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e këndit të lojërave për fëmijë në parkun e Liqenit Artificial. Veliaj është i ftuar nga Ilva Tare, në emisionin e saj në Ora News.
Në krye të Bashkisë që prej korrikut të 2015, Veliaj është angazhuar për ta kthyer Tiranën në punë. Ndërkaq projektet e tij po përballen me protesta të forta nga shoqëria civile dhe opozita e cila tashmë ka nisur dhe një betejë ligjore.
Parkingu tek parku “Rinia”, taksat dhe tarifat e reja të parashikuara për banorët dhe bizneset e qytetit dhe Unaza e Vogël janë projektet aktuale të Bashkisë së Tiranës.
Kush do të fitojë në përballjen mes vullnetit të Bashkisë dhe zemërimit të qytetarëve për ndërtimine parkut tek Liqeni Artificial?
Kë mendojmë kur themi shoqëri civile?
Veliaj: Më kujtohet koha ime e shoqërisë civile ku mund të bësh protesta me kreativitet, pa përdorur dhunë. Nëse gjeni një kohë kur unë në vitet e mia në shoqëri civile, ku kam bërë protesta më shumë sesa gjithë këta bashkë, të kem përdorur dhunë për të arritur një qëllim, nuk më rezulton kështu. Kemi arritur qëllimet pa përdorur dhunë. Mesazhin e kam dhënë, por dhunë nuk kam përdorur. Mos i ngatërrojmë gjërat. Momenti që përdoret vandalizimi, humbet gjithë nocioni i shoqërisë civile.
Megjithatë është shoqëri civile, kishte përfaqësues që nuk ishin të lidhur me asnjë parti politike. Kanë një shqetësim për projektin që ju keni nisur tashmë të këndit të lojërave.
Veliaj: Jam takuar me gjithë aktivistët e shoqërisë civile në monentin e parë që u kërkua më shumë sqarim për parkingun tek parku “Rinia”. Të nesërmen i ftova në zyrë, bëra një thirrje publike dje, kam pritur sot disa grupe, nesër kam të tjera. Kam bërë shumë konsultime publike për projektin tek liqeni, në tetor kam qenë me zëvendës.kryeministrin për ta prezantuar të gjithë planin. Ata njerëz që dhunojnë sot erdhën dhe prishën dhe atë takim. 24 herë e kam prezantuar buxhetin dhe projektin e këtij viti, në të 24 njësitë me dëgjesa publike. Dje prapë.Nuk besoj që Bashkia e Tiranës të ketë patur një kryetar bashkie në të katër vitet e fundit që nuk humbet asnjë mbledhje të këshillit bashkiak. Ndërkohë që ne kishim një kryetar bashkie që nuk shkonte as në këshill bashkiak, le më shoqëri civile. Kjo për të treguar diferencën e një njeriu që është shumë i përkushtuar jo vetëm të bëjë punën por dhe dëgjojë çdo lloj diskutimi apo më këdo. Në momentin që fillojmë punën disa njerëz thonë që nuk e dimë, prapë e bëj 24 herë, edhe 24 , edhe 24. Nuk lodhem unë. Mund të më thuhet që se kam prezantuar se nuk e bëra mjaftueshëm, prapë i pres nesër. Sot prita disa, prapë nesër jam i gatshëm gjithë ditën.
Konsultimet bëhen para se të nisë projekti, jo pasi jemi pas faktit të kryer. Për çfarë konsultoheni?
Veliaj: Ky projekt i Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe konkursi është bërë në fillim të 2015, as nuk dihej kush do të ishte kryetar Bashkie. Një nga kompanitë më të mira gjermane, në Shqipëri gjithashtu me CV për projektin e pazarit të Korçës dhe ju kujtoj histerinë me të cilën kjo opozitë dhe disa të ashtuquajtur shoqëri civile ju sulën Niko Peleshit dhe kjo ishte bërë para se unë të vija. Është shpallur publikisht, në shkurt të 2015.Pasi ne bëmë të gjithë pastrimin e territorit të liqenit nga okupimet dhe të gjithë instalacionet që ishin bërë aty, i njëjti grup njerëzish që na thonin mos largoni nga një komunitet që digjte plastikë, rrihte njerëz tek liqeni. Pasi u pastrua liqeni nga 300 qytetarë që kishin ozurpuar zonën tek liqeni, ku ishte një zonë terësisht e helmuar, plastikë të djegur dhe gropë septike, ku të gjithë ujërat dhe nevoja personale derdheshin në liqen. U rehabilitua ajo zonë dhe e përdorëm atë mënyrë ozurpimi për të rikujtuar edhe njëherë planin.
Kronikat që ju thoni kanë përfunduar me debatin që patët me këshilltarin demokrat dhe nuk është marrë askush me projektin.
Veliaj: Ne kemi një opozitë destruktive, po median mund ta kemi konstruktive? Kemi qenë live aty. Kjo është arsyeja që pas atij takimi unë kam bërë 24 dëgjesa publike.Ju sfidoj kërkoni arkivës tani. Kam prezantuar buxhetin, projektet për Tiranën, ku ky është një nga 10 projektet madhore, gjithashtu kam prezantuar projektet për secilën lagje.
Pse nuk ka tabelë shpjeguese për punimet që kanë nisur?
Veliaj: Tabelat aty janë. Kam vajtur dhe e kam inaguruar dhe ke në pamje tabelën shpjeguese. Pasi vajtën dhe e shkatërruan, sigurisht aty u shkatërruar gjithçka. Momentin që u shqye. Verifikoje.
Ju kam ndjekur në mënyrën si e keni komentuar protestën. Më ka bërë përshtypje gjuha që keni përdorur. Mos e keni tepruar me vandalët?
Veliaj: Mund të bësh Google vandalizëm.Do të thotë akt i dhunshëm ndaj pronës publike. Një term që përdor fjalori. Kjo ka ndodhur, është prishur prona publike. Ajo nuk është prona ime, mund të kesh inat Erjon Veliajn, por ajo është aset publik.
Ndoshta ky nxitimi pozitiv, dëshira për të bërë gjëra po ju bën të çaloni tek pjesa ligjore dhe transparente?
Veliaj: Në katër vitet e fundit Tirana ka fjetur gjumë. Kam ngut se dua të bëj gjëra, punë. Nuk kam ngut për asnjë nga këto gjëra, vetëm që Tirana të ecë përpara. Ja ku është transparenca, leje ndërtimi 200 mijë metra katrorë e Lulzim Bashës tek diga. Kur dëgjova se këta njerëz po shkonin të prishnin rrethimin tek liqeni, mendova se më në fund partia që shkatërroi liqenin po bën një mea culpa.
Po më bëjnë mesazhe që nuk ka qenë tabela.
Veliaj: Verifikoje, nëse nuk ka qenë tabela unë iki nga kjo punë. Kur dëgjoj që kjo parti do të shkojë tek liqeni unë nuk mendoj që do prishë rrethimin e fëmijëve, por 200 mijë metra katrorë beton.Ky nuk është qytet totalitar, bën zgjedhje dhe voton një projekt dhe qyteti e bëri këtë zgjedhje në 21 qershor. Historia totalitare që na imponohet ku disa njerëzve që nuk u pëlqen diçka, nuk ka logjikë. Nuk po i lë mangut asnjë prioritet Tiranës. E fillova nga 31 çerdhet. Ju sfidoj prapë, sot isha tek Bregu i Lumit. Nëse akuzohem se pse po eci kaq shpejt është sepse më dhimbset qyteti ku kam lindur dhe rritur, u la në atë derexhe që u katandis qyteti i 179 nga 200 qytete.
Përse i nisët punimet pa dalë leja e KKT?
Veliaj: Ne i kemi nisur punimet kur ka dalë leja e KKT. Asnjë kompani nuk fillon pa rrethuar njëherë sheshin, pa marrë masat e sigurisë. Vetëm 6 muajt e fundit kemi mbjellë mbi 2000 pemë. Çdo fundjavë kemi aktivitet për fëmijët dhe prindërit. Ne pjesën më të mirë po ua kushtojmë fëmijëve, dhe unë nuk besoj që ka prindër normal që … ata ose janë njerëz politik ose nuk kanë fëmijë. Nuk mund të shkatërrosh pronë publike.
Gjithsesi ju përballjen më të madhe do ta keni me qytetarët jo partitë politike.
Veliaj: Qytetarët në 24 dëgjesat kanë votuar masivisht. Kur vinë qytetarë me axhendë. Nju Jorku sot ka 21 parqe si ky që ne duam të ndërtojmë sot. Në mes të pemëve. Një njeri normal nuk thotë si thonë këta shko çoji aty ku ishte gropa septike, ku derdhen ujërat e zeza që me të drejtë Pandi Majko thoshte sot aty nuk ka Grand Kafe, ka një Grand lagjeje dhe 31 kafe që lulëzuan këto katër vjet. Farkën nuk e ka pasur në administrim PS. Liqeni nga zona e Farkës është i blinduar me beton. Kryetari i Bashkisë që sot drejton opozitën dhe paturpësisht erdhi dhe ndoti zyrën e Bashkisë me njerëz ku nuk dinin se ku ishte liqeni sepse vinin nga zona të tjera.
KKT e ka dhënë vendimin në 12 shkurt dhe po në këtë ditë keni nisur punimet.
Veliaj: Jo kemi nisur rrethimin.
Bashkia e ka njoftuar fituesin e tenderit që me 5 janar, si e shpallët fituesin pa siguruar lejen?
Veliaj: Sepse leja nuk u jepet 15, 30 vetave që aplikojnë, i jepet pasi dikush ka fituar. Pasi jepet fituesi. Po të informoj për proçedurë. Miratoj rreth 10 projekte, fillimisht prokurohen, pastaj në bazë se kush fiton, jepet leja.
Është normale, nuk keni shkelur ligjin, gjithë pretendimet e PD dhe kallzimi që ju kanë bërë , nuk keni asnjë shqetësim?
Veliaj: Lajm nuk është kallzimi që më kanë bërë se ata atë punë bëjnë, lajm është kallzimi që kam bërë unë. Sot kam bërë një kallzim ndaj PD, sepse besoj që kësaj here nuk duhet kaluar vetëm me gjobë. Kësaj here kam bërë kallzim penal për vandalizëm. Vandalizon pronë publike, duhet të kallzohet penalisht dhe këtë kam bërë sot. Një parti që nhuk ka bërë asnjë pune përveçse ka dhënë leje në digë të liqenit. Këtu kanë ndodhur dhe gjëra të tjera. Në Kamëz sapo janë arrestuar për 80 pallate. Dhe tani vinë stafi i bashksië së Kamzës zbret nga autobusi dhe thotë ku është liqeni ti protestoj Erjon Velisë. Si unë të marr stafin e Bashkisë dhe ti protestoj Xhelal Mziut për 80 pallate, e kuptoni sa qesharake? Ishin veshur me uniformë Futboll Klub Kamza. Kam qenë avokati më i mirë që Bashkia e Tiranës në katër vitet e fundit ka pasur për fëmijët e Tiranës. Kryetari i PD familjen e tij e ka në Hollandë. Ai vetë është këtu se pushtetin e do këtu, në Hollandë nuk ja jep njeri. Nëse ti fëmijët e tu i çon në kënde lojërash me standarte të Hollandës, edhe fëmijët e Tiranës të kenë të njëjtin standart në Tiranë. Dhe do punoj për të njëtin standart. The pse përmende bashkinë e Kamzës, sapo janë arrestuar për 80 pallate në Kamzës dhe më duket imorale, fyese, vandale ajo skenë ku ne bulevardin e Tiranës që mezi e pastrojmë, mezi mundohemi të ndërrojmë imazhin e këtij vendi, ku ti shikon një kope, njerëz që tërheqin zvarrrë hekura. Kjo është fyerje e madhe për qytetin dhe është një kujtesë se çfarë ndodh nëse kthehen ata personazhe sërish në drejtim të vendit. Arsyeja përse përmend Kamzën është se ti kur shikon njerëz me uniforma të Kamzës që shkatërrojnë bashkinë e Tiranës, më duket anormale që unë të mendoj të çoj stafin tim të shkatërrojë bashkinë e Kamzës.A ka dhënë 80 leje pallati pa leje, të shkojë në burg si gjithë të tjerët. Ka ligje shteti. Të bëjnë kallzimet dhe të shohim si del kjo histori.
Për ligjshmërinë e këtij vendimi ka shqetësim dhe opozita, PD.
Veliaj: Jo, opozita në fillim thoshte do ndërtohen pallate, doli gënjeshtër. Do ndërtohen kafe-restorant, doli gënjeshtër.
Që të ketë një kafe aty, në fakt duhet.
Veliaj: Të ftoj të sjellësh dhe ti bebushin tënd me 1 qershor kur ta hapim dhe aty do më thuash o çun çfarë përshtyme, çfarë balte dhe çfarë fyerjesh nga më ordinere ke ngrënë. Po do më thuash bravo të qoftë sepse ai është një projekt që do u shërbejë të gjithë qytetarëve. Unë vetë nuk kam fëmijë,shpresoj të kem. Kush ka fëmijë më kupton dhe është pas meje në këtë histori.
Ka pasur një plan përë kafe?
Veliaj: Ne kemi pasur një seri propozimesh nga projekti fitues. Nga një park pa jetë kemi bërë një park me jetë. Sot kemi krijuar një Agjenci Parqesh. Ka edhe pemë mbi 80 vjeç, pemët e rritura dhe që janë të plakura pastrohen.Sapo kemi mbjellë 2000 pemë. Skena e vandalëve që merrnin të gjithë rrjetat e hekurit dhe çorrën bulevardin nuk ka hije dhe nuk është ofertë politike.