Personi që shihni në foton e mësipërme është 50 vjeçari Alban Haxhi alias Alban Hoxha.
Ai është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Alban Haxhi (Hoxha) rezulton të jetë i dënuar nga drejtësia gjermane në mars të këtij viti për droge dhe plagosje të rëndë.
Arrestimi i tij u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë./m.j