Policia e Tiranës ka nisur hetimet për një 20-vjeçar, i cili trembi nxënësit dhe mësuesit të një shkolle në Farkë ditën e djeshme.
Uniformat blu bëjnë me dije se i riu ka qëlluar në ajër në oborrin e shkollës me një pistoletë imituese të zhurmës së armëve.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin F. Sh., 20 vjeç, sepse më datë 04.05.2023, në oborrin e një shkolle, në Farkë, Tiranë, ka qëlluar në ajër, me një pistoletë imituese të zhurmës së armëve.
Pistoleta imituese u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
/s.f