Mikela Pupa dhe Gerti Koxha, dy ish-banorë të “Big Brother VIP”, të ftuar në “Wake Up”, kanë dhënë mendimet e tyre për katër finalistët.
Ashtu si Mikela edhe Gerti, mendojnë se Efi Dhedhes është lojtarja më e fortë pas Luiz Ejllit.
Mikela gjithashtu është shprehur shumë e lumtur dhe krenare për Efin që ndodhet në finale. E pyetur nga Gerti nëse Efi do fitojë a do e ndajnë bashkë çmimin, Mikela shprehet se nuk i tregojnë të gjithë gjërat, duke preferuar të heshtë.
“Jam shumë krenare për qëndrimin që ka patur dhe si i ka menaxhuar gjerat brenda në shtëpi. Ka pasur uljet dhe ngritjet e saj, por unë them me plot gojë që ia ka dalë edhe e shikoj n dyshen finale, me shpresën për fitore”, tha ish-banorja e BB VIP.
Ndërsa kur i drejtuan pyetjen ‘ju hytë bashkë Mikela në shtëpinë e “Big Brother”, ajo u përgjigj:
“Jam shumë e lumtur, ne plotësonim njëra-tjetrën, ne ishim një personazh dhe gjysma ime është akoma aty në finale. Kjo për mua është gjëja më e mirë”.
Duke qeshur ndërhyn Gerti i cili e pyet “Domethënë në qoftë se fiton Efi merr 25 mijë euro?”.
“Tani nuk i tregojmë këto, i kemi për vete”, tha Mikela Pupa.
/s.f