Janë zbuluar detaje të reja lidhur me vetëvrasjes në nxënëses Cansel B.K. e cila pasi ishte sulmuar seksualisht nga mësuesi i saj në provincën Kayseri në Turqi, kishte vrarë vetën. Ndërkohë pas incidentit familjarët e saj thonë të jenë të shokuar.
18 vjeçarja, kishte qëlluar vetën në kokë më armën zyrtare të babait të saj i cili ishte oficer policie, dy ditë pasi ishte abuzuar seksualisht nga mësuesi i saj i matematikës, i identifikuat si Bayram Ö.
“Më 14 shkurt, Cansel kishte shkuar në kursin parapërgatitës për ekzaminimet në Universitet në shkollën e saj. Atë ditë, mësuesi Bayram Ö. e kishte marrë Cansel nga kursi. Shkolla, e cila thërret prindërit kur studentët vonohen edhe për pesë minuta, nuk e kishte thirrur nënën e saj atë ditë. Pse? Pse?”, pyet tezja e saj.
Thuhet se administrata e shkollës e kishte kuptuar ngjarjen, kishte thirrur ambulancën por e kishin fshehur ngjarjen.
Familjarët thonë se kishin dëgjuar për përdhunimin dy ditë pasi ajo ishte varrosur.
“A e dini që më e dhimbshmja është se familja kishte menduar se ajo vrau vetën për shkak të stresit të shkaktuar nga testimet për fakultet. Ne e varrosëm atë dhe mësuam të vërtetën dy ditë më vonë nga miqtë e saj të shkollës. Administrata e shkollës mbuloi incidentin’, thotë ajo, duke teguar se Cansel ishte një nga nxënëset më të mira në shkollë.
Bayram Ö., i cili është i martuar dhe baba i dy fëmijëve është arrestuar.