Kryeministri Edi Rama teksa ka folur për zhvillimet dhe investimet e bëra nga Partia Socialiste në Tropojë, kujtoi edhe faktin që Berisha kishte dhënë leje për 11 hidrocentrale në Valbonë të cilat do e kishin asgjësuar zonën totalisht.
Ai tha se pasi PS erdhi në pushtet arriti të ndalonte 9 prej këtyre hidrocentraleve për të bërë të mundur shpëtimin e zonës.
“Përpara kur kam shkuar me Rexhën në zgjedhjet e kaluara kur kam folur për destinacion turistik filluan të qeshnin edhe socialistët. Sot kur shkon në Tropojë ëhstë desatinacion turistik që ka nisur dhe vetëm zhvillohet s ii tillë. Mjafton të shkosh në Valbonë ku sa për kujtesë kur ne kemi marrë detyrën nuk kishte rrugë, sot është rruga.
Rrugën e Valbonës nuk e bënë ata që morën besimin e Tropojës symbyllur me dekada por e bëmë ne ‘komunistat’. Është interesante se ne na quajnë komuniste. Unë nuk kam qenë asnjë ditë në Partinë e Punës kurse ai që ka qenë 25 vite në Partinë e Punës, Tropojës në Valbonë i bëri dhuratë 11 hidrocentrale. Shyqyr Zotit erdhëm ne dhe i ndaluam 9 prej tyre. Me 11 hidrocentrale Valbona ishte asgjësuar”- tha Rama./m.j