Shkencëtarët e Universitetit të Montrealit në Kanada kanë bërë një studim në lidhje me ushtrimet fizike gjatë shtatzanisë. Studimi arriti në konkluzionin se fëmijët, nënat e të cilëve kryejnë ushtrime fizike gjatë shtatzënisë i bëjnë mirë fëmijës në të ardhmen.
“Rezultatet e studimit tregojnë se aktiviteti i trurit është më i lartë tek foshnjat, nënat e të cilëve kanë bërë stërvitje gjatë periudhës së shtatzënisë”, thotë udhëheqësi i studimit, profesori Dave Ellemberg.
Mjaftojnë 20 minuta në ditë ushtrime për të ndikuar në të ardhmen e fëmijës që është ende në bark.