Pak kohë më parë qytetarët u skandalizuan nga deklaratat raciste të kandidatit të Berishës dhe Metës në Tiranë, Belind Këlliçi për qytetarët e ardhur në Tiranë.
Ashtu sikurse Këlliçi, një tjetër kandidat i Sali Berishës dhe Ilir Metës në bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, ka bërë një deklaratë raciste kundër shqiptarëve.
Gjatë një interviste për një media greke, Beleri është shprehur se shqiptarët janë të zbritur nga Kaukazi.
“Ka dhe shqiptarë që me shumë gjasa kanë zbritur nga mali Alba i Kaukazit”, deklaron ai për një televizion grek.
Nuk është e qartë nëse Beleri i është referuar ndonjë studimi shkencor të bërë prej tij.
Mbetet për t’u parë nëse Sali Berisha dhe Ilir Meta, si dy udhëheqësit e koalicionit opozitar, do të reagojnë pas deklaratave raciste të kandidatit të tyre në Himarë.
/a.r