Një person i arrestuar për prodhim dhe shitje narkotikësh ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit në Spitalin Rajonal të Fierit për shkaqe ende të paqarta.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën me dije se Simon Toska është pranuar në burgun e Fierit dhe në momentin e parë është konsultuar me mjekët e institucionit, ku nuk ka deklaruar probleme shëndetësore.
Sipas Drejtorisë së Burgjeve në orët e para të mëngjesit të 4 majit, Toska shfaqi probleme me frymëmarrjen. 10 minuta më vonë ai u dërgua me urgjencë në Spitalin e Fierit, ku është asistuar me masazh kardiak.