Ajay Banga është zgjedhur zyrtarisht president i ri i Bankës Botërore.
Amerikani me origjinë indiane, u emërua nga Joe Biden pas dorëheqjes së David Malpass, i cili ishte mbështetur nga Donald Trump, por që kishte mosmarrëveshje me administratën amerikane për mjedisin dhe ndihmën për vendet në zhvillim.
63 vjeçari Banga është ish-numri një i Mastercard. Ai ka një përvojë të madhe në përfshirjen financiare dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike.
/a.r