Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump e ka cilësuar akuzën për përdhunim nga shkrimtarja Jean Carroll si “historinë më qesharake dhe të neveritshme të shpikur ndonjëherë”.
“Nëse do ta kisha përdhunuar Carroll-in, fakti do të ishte raportuar brenda pak minutash”, raportohet të ketë thënë ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë gjatë dëshmisë së regjistruar që iu shfaq pjesërisht jurisë në Manhattan.
Pala mbrojtëse e ish-presidentit amerikan bazohet në faktin se gruaja raportoi dhunën në vitin 2019, pothuajse tridhjetë vjet pas ngjarjeve që ajo pretendon se ndodhën në dyqanin Begdorf Goodman në 1996.
Sipas palës paditëse, Donald Trump ka gënjyer në mënyrë të përsëritur.
“Provat do të tregojnë se Trump ka thënë një gënjeshtër pas tjetrës për këtë rast”, deklaroi Shawn Crowley, avokati i E. Jean Carroll.
Duke iu drejtuar jurisë, Crowley shpjegoi se klientja e tij nuk e paditi abuzuesin e saj menjëherë sepse incidenti ndodhi tri dekada më parë, kur bota e shihte krejtësisht ndryshe një grua të vetme dhe Trump ishte atëherë shumë i fuqishëm në Nju-Jork.
/a.r