Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, komentoi koston e ndërtimit të 40 shkollave të reja në Tiranë, te cilat jane sulmuar nga opozita.
Në një intervistë për Spotlight në Vizion Plus, Veliaj tha se Berisha dhe Meta nuk e kanë idenë se sa kushton metri katror i kostos së ndërtimit.
Kryebashkiaku sfidoi Berishën dhe Metën, që nëse ata do i japin vilat e tyre në Lalëz me 60 euro metri katror, Bashkia e Tiranës do ja’u blejë për t’i vendosur në dispozicion të fëmijëve të shtëpisë së fëmijës.
“Pse fëmijët duhet të shkojnë në një shkollë që është me standarde stalle, ndërkohë që vilat e Saliut dhe Ilirit duhet të jenë me standarde euro 9? Nëse kostoja e ndërtimit që punon Bashkia e Tiranës është 450 euro, ajo që punon Bashkimi Europian dhe UNDP-i në Tiranë është 650-700, kjo është prova kryesore. Nëse në Europë ndërtohen shkollat me koston 60 euro metër katror sa kjo tavolinë, unë të kam bërë një sfidë publike: le të dalin për shitje shtëpitë e Saliut dhe Ilirit, vilat e tyre masive me 9 banjo, dhe unë do i blej 60 euro metri katror. Nëse janë burra, kanë shtyllë kurrizore, t’ia shesin bashkise shtëpinë e tyre 60 euro metri katror. Por ata nuk janë burra, janë disa njerëz që sot kanë një hall dhe duke qenë se njëri është non grata dhe tjetri është spiun i sigurimit, janë gati të shpifin për çdo gjë. Ndërkohë ne e kemi të provuar sot, Bashkia e Tiranës ndërton me 1/3 të kostos më pak se të njëjtat projekte të BE dhe UNDP-it”, tha Veliaj.
lali ,po ti ke ndonje vile qe mund ta lësh mëne dispozicion te femijeve?!