Erion Veliaj ka thelluar edhe një herë tjetër avantazhin me rivalin e tij kryesor për garën për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi. Kandidati socialist, njëherazi kryetar aktual, është rritur me 1% në mbështetjen e tij ndërkohë që Këlliçi ka rënë me 3% krahasuar me sondazhin e Piepolit më 19 prill, pra 2 javë më parë.
Sipas rezultateve të përfituara nga sondazhi i institutit italian Piepoli në bashkëpunim me Report Tv, 49-53% e qytetarëve në Tiranë do të votonin për Erion Veliajn si kryetar bashkie për t’i besuar një mandat të tretë.
I dyti në sondazh renditet kandidatit i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Belind Këlliçi për të cilin do të votonin 39-43% e qytetarëve të anketuar në Tiranë, nga 38-42% që ishin 2 javë më parë.
Ndërsa për kandidatin e Partisë Demokratike, Roland Bejko do të votonin 5-9% e qytetarëve të anketuar, i njëjti rezultat. Sa i përket kandidatëve të tjerë Arlind Qorri Lajla Përnaska mund të shkojnë deri në 2% ndërkohë që Marko Dajti nuk i kalon 1% të votave.
/a.r
Shkrim corbe mbi sondazhin! Sipas tabeles Veliaj merr 49-53%, Kelliqi 35-39%, pra diferenca eshte 14%. Se kuptoj ku e gjeni 10%, pasi mjafton nje aritmetik e thjeshte per te bere diferencen e sakte.