Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë për emisionin Now në Euronews Albania se ka parë shumë entuziazëm në takimet e tij me qytetarët, që siç theksoi nuk kanë asnjë lidhje me pushtetin.
Berisha denoncoi faktin që sipas tij, punonjës të bashkive filmojnë qytetarët që marrin pjesë në takimet e tij në mënyrë që t’u bëjnë presion.
“Ka një entuziazëm të qytetarëve që me ty veç idealeve nuk kanë lidhje tjetër. Në të gjitha sallat tona nuk ka asnjë pushtetar, janë qytetarë që vijnë, që në mënyrën më primitive, më vulgare dalin dhe i filmojnë punonjës të bashkisë vetëm për t’i frikësuar, që ti ke në punë, këtë ke atë. Nuk kisha parë gjë të tillë që nga vite 90, këta dilnin haptas, por njerëzit nuk pyesnin fare”, tha Berisha.