Luizi dhe Kiara janë kthyer në çiftin më të komentuar të momentit. Pas dasmës së parë brenda shtëpisë ku Kiara i dha puthjen për t’i dhënë një shans që të kenë një histori me njëri-tjetrin, këtë herë do të kemi dasmë të vërtetë.
Produksioni ka menduar që finalen e madhe të kemi një dasmë të vërtetë mes Kiarës dhe Luizit, i cili i propozoi për martesë para të gjithë audiencës vetëm pak çaste para se moderatorja të linte shtëpinë.
Në promon ku tregohen momente të shkurtra rreth asaj çfarë do të ndodhë të martën, vetë regjisori Eduart Grishaj ka thënë thjesht “Po” kur u pyet nëse në finale do të martohen Luizi e Kiara./m.j
View this post on Instagram