Ish konkurrentja e Big Brother VIP, Kiara Tito komentoi propozimin për martesë nga Luizi në rubrikën “Mos i bjer me top”në E Diell.
Ajo shpreh se ndihet shumë e lumtur dhe mezi po pret të takohet me të pas mbarimit të këtij spektaklit.
Kiara zbuloi edhe se si reaguan familja dhe çfarë thanë për propozimin që iu bë.
“Familja shumë të lumtur, shumë të gëzuar. E kishin pritur këtë ditë. Erdhi më herët se që e prisnin”, ka thënë Tito.
Luizi dhe Kiara krijuan historinë e tyre të dashurisë gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Ajo doli nga shtëpia bashkë me Bledi Manen, pasi Efi u shpall finaliste.
Ata hynë një mundësie të dytë që kishin si ndër banorët më të votuar nga publiku për t’u rikthyer brenda.