Problemet kardiovaskulare zënë vendin e parë në listën e sëmundjeve që preket më shumë popullsia jonë. Mjekët kanë konstatuar se vitet e fundit moshat e reja po kërcënohen nga sëmundjet e zemrës. Sipas kardiologëve, problemet deri në infarkt tek 20 dhe 30-vjeçarët po shfaqen nga duhanpirja dhe mbipesha.
“Rreth 20-vjeç dhe janë raste që kanë komplikacione më të shprehura dhe agresivitet në mënyrën si shfaqet komplikacionet e tyre. Kjo ka të bëjë me stilin e jetesës, konsumimi i duhanit, obeziteti në shtim.”
Duke nisur nga ky muaj shërbimi i hemodinamikës dhe kardiokirurgjisë në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, veç ndërhyrjeve të planifikuara do të mbulojë edhe shërbimin e urgjencës për trajtimin e infarkteve.
“Do jetë ndihmë për QSUT, ku mbingarkesa në orare dhe pacientë nuk kanë efekt të mirë dhe afërsia e Shefqet Ndroqit me Elbasanin, Korçën dhe Durrësin është një ndihmë edhe në kohë.”
Por si do të funksionojë ky shërbim dhe si do të orientohen pacientët në spitalin Shefqet Ndroqi?
“Është menduar dita e hënë 24 orë, ndërsa në ditëtë e tjera do të jëmi nga ora 07.00-15.00. do të jetë urgjenca kombëtare që do të bëjë menaxhimin.”
Aktualisht shërbimi i hemodinamikës ofrohet në 4 spitale publike QSUT, spitalin “Shefqet Ndroqi”, Spitali Memorial Fier dhe Spitali Rajonal Shkodër.