Sali Berisha ka prezantuar sot kandidatin e koalicionit “Bashkë fitojmë” në Fushë Arrëz. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama për gjendjen ekonomike ku ndodhet vendi dhe prandaj shqiptarët ikin, Sipas Berishës shqiptarët ikin nga dhimbjet e urisë, ikin nga lotët e mjerimit, sepse nuk mund të jetojnë në vendin e tyre.
“Po a ndryshoi gjë në 9 vite. Më falni, 3 ditë më parë Banka Botërore deklaroi se Shqipëria është vendi në të cilin vetëm 20% e atyre që kanë nevojë për ndihmë ekonomike, marrin ndihmë ekonomike. Ja pra pse ikin, ikin nga dhimbjet e urisë, ikin nga lotët e mjerimit sepse nuk mund të jetojnë në vendin e tyre. Ikin dhe vetëm ikin. Ikin sepse, do më falni, do të bisedojmë pa fjalim, do bisedojmë sepse kjo është votë për ju, për çdo qytetar. Kjo nuk është votë për Edi Ramën, as për Sali Berishën, por është votë për veten tënde. Çfarë ndodh? Pse i ngriu rrogat, çfarë bëri me paratë. Paratë ky, ka dyfishuat taksat. Vitin e kaluar 2022, ka mbledhur nga taksat tuaja, 5.8 miliardë euro. Ne i kishim taksat e përgjysmuara. Ne kemi filozofi tjetër. Ne besojmë se paratë në xhepat tuaj, janë më të dobishme për shoqërinë se sa në arkën e shtetit. Por kjo është njëra anë. Ka mbledhur 5.8 miliardë”.
Berisha tha se Rama dhe i zinxhiri qeverisës po vjedhin xhepat e qytetarëve.
Po vodhi kryeministri të gjithë të tjerët zinxhir vjedhin sa të munden. Dhe kjo ka ndodhur në Shqipëri, kjo ka ndodhur me qeveritë vendore, kjo ka ndodhur me drejtoritë e tij kudo që janë. Ndaj dhe rrugët nuk ndërtohen, rrogat nuk rriten, pensionet nuk rriten dhe njerëzit nuk kanë alternativë veç se të ikin me shpresë se diku do të mund të gjejnë një qoshe ku të kenë më pak dhimbje ekonomike.
/a.r