Gjykata e Tiranës la në burg shtetasin Kreshnik Kurti, i arrestuar disa ditë më parë për akuzën e pastrimit të parave.
Prokuroria thotë se ai ishte pjesë e nje skeme të shitjes fiktive të floririt në Itali dhe nëpërmjet faturave të lëshuara në shtetin fqinj, justifikoheshin dhjetra transferta bankare në Shqipëri.
Parate e transferuara kapnin vlerën e miliona lekëve dhe tërhiqeshin kesh duke humbur gjurmët.
Në kërkim për këtë skemë është shtetasja Kejda Kurti dhe dy shtetas italianë.
/a.r