Në një operacion të përbashkët me autoritetet nga Kolumbia, Panamaja dhe Shtetet e Bashkuara është bërë e mundur kapja e 5.5 ton kokainë në ujërat e detit Karaibe, duke e çuar në 10.2 ton kokainë sasinë e drogës së sekuestruar.
Siç raportohet nga Marina Kolumbiane në një deklaratë, operacioni i parë u zhvillua 120 milje detare në verilindje të Gjirit të Morrosquillo, kur autoritetet zbuluan një varkë të tipit “Go Fast” në të cilën udhëtonin pesë persona. Pasi kuptuan praninë e autoriteteve, trafikantët filluan t’i hidhnin në det sasinë e drogës.
Në operacionin e parë, droga e sekuestruar nga autoritetet ishte e ndarë në 1 911 pako drejtkëndëshe me peshë 1 915 kilogramë, nga ku u vunë në pranga katër shtetas kolumbianë dhe një tjetër panamez. Operacioni i dytë, sipas Marinës, u zhvillua 97 milje detare në veriperëndim të Gjirit të Morrosquillo, ku patrullat kolumbiane dhe panameze gjetën gjithashtu një varkë me katër trafikantë në bord.
Autoritetet gjetën në gomone 2 198 pako kokainë që sipas hetimeve të para nga autoritetet, kjo dërgesë e dytë do të kishte si destinacion një port në Honduras. Në fund, operacioni i tretë u zhvillua në ujërat e detit Karaibe, ku u kap një skaf i tretë që kishte 1 367 pako kokainë.
Sipas të dhënave të Marinës, këto tre operacioneve përbën kapjen më të madhe të kokainës që është bërë në Karaibe Kolumbiane deri më tani këtë vit dhe është e barabartë më vlerë 340 milionë Dollarë.
/a.r