Klubi shqiptar “Liria” ka plot pesë futbollistë në Përfaqësuesen e Gjermanisë, shkruan Koha Ditore. Nuk bëhet fjalë për klubin prizrenas të futbollit Liria apo për Përfaqësuesen e Gjermanisë në futboll. Bëhet fjalë për klubin Liria nga Berlini dhe për Përfaqësuesen e Gjermanisë në futsal. Gjermania është forcë në futbollin botëror, është kampione në fuqi e botës, ndërsa titullin e ka fituar plot katër herë. Por shumë më keq qëndron në futsal, një version i lojës më të popullarizuar, që luhet në sallë.