Në sondazhin e dytë të zhvilluar nga Top Channel dhe Angi Richerche shifrat tregojnë një realitet të ndryshuar për shkak të fushatës elektorale.
Qytetarët e Durrësit të pyetur nëse e dinë që do votojnë për kryebashkiakun 83,2 përqind thonë se kanë dijeni.
Ndërkohë që në shifra të larta është njohja për kandidatët rivalë 93,6 për qind për Emirjana Sakon dhe 90,3 përqind për Igli Carën. Kandidatja socialiste Sako merr vlerësim më të mirë për fushatën e saj me 52,9 për qind, ndërsa vetëm 47 për qind e vlerësojnë fushatën e Carës.
Ndërkohë që për fushatën zgjedhore durrsakët mënyrë kryesore informimi kanë televizionin e më pas takimet elektorale që janë në një nivel me bisedat me miqtë dhe familjarët. Ndërsa nga rrjetet sociale njihen vetëm 20 për qind. Durrsakët kërkojnë nga kryetari i bashkisë më së shumti, punë dhe siguri, e më pas menaxhimin e qytetit. 52,9 për qind e të anketuarve thonë se do shkojnë të votojnë më 14 maj.
Ndërkohë fushata e këtyre ditëve ka ndryshuar perceptimin e banorëve të Durrësit për shkak se sondazhi e thellon diferencën mes socialistes Sako dhe rivalit Cara.
Sipas sondazhit ata marrin 54, 2 për qind dhe 45,8 për qind. Shifrat tregojnë se ka një rritje të lehtë të mbështetjes për socialistët dhe një rënie të lehtë për “Bashkë Fitojmë”.
/a.r