Një 54-vjeçare ka rënë aksidentalisht nga kati tretë i pallatit në Fier. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në lagjen “8 Shkurti” të qytetit të Fierit.
Gruaja është dërguar me urgjëncë në spital, teksa nuk dihet se si është gjendja e tyre shëndetësore.
Njoftimi i policise:
Fier/Informacion paraprak
Sot rreth orës 19:40, në lagjen “8 Shkurti”, Fier, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i pallatit shtetasja T. B., 54 vjeçe, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes/m.j