Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se Sali Berisha duhet t’i kërkojë falje Pjerin Ndreut, kryetarit të Bashkisë Lezhë që e akuzoi për vrasjen e Ardian Nikulajt.
Sipas tij, politika dhe media gaboi duke u përpjekur ta nxirrte ngjarjen në Shëngjin si një vrasje politike.
“Politika u ngrit dhe u nxitua duke akuzuar kundërshtarët politik, pra ta konsideronin një vrasje politike. Sali Berisha pati akuzë konkrete se kryetari i Bashkisë Lëzhë, Pjerin Ndreu dhe Edi Rama janë të përfshirë në këtë vrasje. Sot pas një jave, asnjë nga kolegët tuaj gazetarë nuk e vë para përgjegjësisë këtë politikan dhe t’i thotë pse mashtrove publikun,” – u shpreh Spahiu.
Ardian Nikulaj u vra me armë zjarri të mërkurën në biznesin e tij në Shëngjin. Ngjarja ndodhi në lokalin “Coral” në pedonale të Shëngjinit, që është në pronësi të viktimës. Policia zbardhi ngjarjen dhe lëshoi 6 urdhër arreste, mes tyre për Ruben Saraiva, një shtetas portugez, për të cilin ka dyshime të arsyeshme se është personi që qëlloi mbi Nikulajn.
Mes personave në kërkim, përveç portugezit, janë një person me shtetësi shqiptare dhe britanike dhe 4 shtetas britanik, mes tyre një vajzë./m.j