Mirela Karabina, drejtore e Komunikimit dhe Medias në PD foli në rubrikën “Opinion” në News24 për fushatën elektorale të 14 majit.
Gjatë bisedës në studio, ajo tha se vendi ka nevojë për një politikë që të ngjallë shpresë dhe besim.
Teksa foli për garën e Roland Bejkos, ajo tha se fushata është në rrugën e duhur dhe se pavarësisht se në garë ishte më vonë se kandidatët e tjerë, ka arritur që t’u tregojë qytetarëve se meritojnë një qeverisje të denjë.
Ndër të tjera shtoi se pas zgjedhjeve të 14 majit në Partinë Demokratike do të ketë një proces zgjedhur të strukturave dhe kryetarit të PD.
“Fushata po ecën mirë. Sigurisht që u futëm pak më vonë në krahasim me kandidatët e tjerë, por mendojmë që në këtë periudhë do t’u tregojmë qytetarëve se kjo forcë i drejtohet atyre që nuk e duan më këtë politikbërje. Për shkak të problemit të brendshëm në PD, sot nuk është një alternativë e fortë, pasi nëse PD do të ishte e madhe e bashkuar sigurisht fitorja do të ishte e sigurt. 70 % e qytetarëve nuk e beson dhe nuk e do më këtë klasë politike. Këto zgjedhje nuk janë thjeshtë vendore, por edhe politike. Alibeaj ka një peshë të madhe dhe ka luajtur rol të rëndësishëm në ruajtjen e ekzistencën e PD. Ka mbajtur një qëndrim të palëkundur. Pas zgjedhjeve të 14 majit do të kemi proces zgjedhur të strukturave dhe kryetarit të PD”, u shpreh ajo.
/s.f