Konsumimi i alkoolit po rritet çdo ditë e më shumë. Shumë prej adhuruesve janë bërë të varur dhe nuk mund të jetojnë pa pirë.
Ka njerëz që pinë alkool për t’u kënaqur dhe për të harruar problemet e përditshme. Por, pastaj kjo u kalon në shprehi.
Por cilat janë dobitë nëse nuk pini më?
Humori
E keni dëgjuar thënien “pirja bën gjithçka më të mirë”? Por të nesërmen ky humor do t’u ndryshojë. Ju do të keni dhimbje koke, vjellje, dehidratim apo plogështi. Pra provoni të mos pini për 30 ditë radhazi dhe organizmi juaj do të mësohet me këtë.
Shëndeti
A e keni shikuar vetën në pasqyrë pasi që konsumoni alkoolin? Faqet duken më të fryra,ngjyra e lëkurës bëhet e kuqe. Prandaj me kalimin e kohës përkeqësohet zemra dhe mëlçia.
Paratë
Nuk është befasi se alkooli është i kushtueshëm, prandaj ju mund të kurseni shumë para nese nuk e konsumoni.
Vetë-besimi
Vetë-besimi vjen kur ju kujdeseni për disponimin tuaj pa u mbështetur në alkool dhe në përsonat e tjërë.
Humbja e kohës
Pas një natë me shumë alkool ju do të humbni kohë që t’i riktheheni jetës normale. Do të vonoheni për punë, do të ju bie vullneti dhe motivi për të punuar dhe nuk do të jeni të gatshëm të shkoni në stërvitje.