Historia jonë është e mbushur plot me njerëz që u ngritën në udhëheqje, por shumë pak ose aspak prej nesh mësoj se kush u qëndroj pas, të cilët me ekspertizën dhe kthjelltësinë e tyre, i nxitën këta lider të gjejnë në vetvete forcën e plotë të vetëbesimit, trimërinë dhe këmbënguljen. Emrat e mëposhtëm janë ata që plotësojnë ekipin e kandidatit demokrat për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko.
Mateo Spaho – Drejtues i klubit të hartimit të programit
Ka kryer studimet bachelor për Ekonomi dhe Financë në Universitetin e Parmas, ku dhe ka vazhduar studimet master në Financë & Risk Management, me tezën e mbrojtur në Universita Boçoni në Milano. Në vitin 2013 ka përfunduar doktoraturën në Financë pranë Universitetit të Parmës. Zoti Spaho ka marrë pjesë në trajnime pranë Bashkimit Europian në Bruksel, si dhe pranë FMN në Institutin e Vjenës. Ai është autor i shumë artikujve dhe librave shkencorë në fushën e ekonomisë. Spaho, aktualisht është dekan i Fakultetit Ekonomik në Universitetin Marin Barleti.
Enriketa Papa – Drejtuese e fushatës
Historiane, shkrimtare, redaktore dhe studiuese. Pedagoge në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë. Ajo ka përfunduar studimet e larta në degën e Historisë në Universitetin e Tiranës, gjithashtu ka një mastër dhe një PHD në Historinë Bashkëkohore dhe Historinë e Europës Juglindore në Universitetin e Gracit, Austri. Papa është gjithashtu anëtare e bordit të Institutit për Studimet e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. Ajo ka shkruar shumë punime në revista të ndryshme shkencore dhe libra.
Mirela Karabina – Drejtuese e komunikimit dhe mediave
Mirela Karabina është Doktore e Shkencave të Edukimit e diplomuar me titullin “Doktor” pranë Universitetit të Tiranës, Fusha Pedagogji. Prej Korrikut 2021, Dr. Mirela Karabina është pjesë e stafit akademik të Universitetit Barleti. Në vitin 2011 ka kryer studimet pasuniveristare në Master Shkencor “Kërkim në Edukim”, pranë Universitetit të Tiranës, Fakultetit të Shkencave Sociale, Departamentit të Pedagogjisë dhe Psikologjisë. Është diplomuar si mësuese e Lëndëve Gjuhë dhe Letërsi pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan. Ajo ka një përvojë të gjatë profesionale në fushën e mësimdhënies si mësuese, pedagoge dhe trajnerë në edukim. Në 2017-ën ka mbajtur postin e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës.
Taulanda Jupi – Koordinatore e Art-Kulturë-Trashëgimisë
Diplomuar në Universitetin e Arteve në programin Regji Teatri. Pedagoge në Fakultetin e Artit Skenik dhe titullare e lëndës, Teknikat e të folurit. Ajo mban titullin Profesor i Asociuar prej vitit 2017. Jupi është shpallur fituese e çmimit “Aktorja e Vitit, 2012”. Ajo është autore e një sërë artikujsh problematikë në fushën e artit dhe kulturës, përkthimesh me qëllim didaktit dhe profesional mbi komunikimin në art dhe në publik. Jupi është autore e monodramës “Malkony”. Përtej fushës akademike e profesionale Taulanda Jupi është angazhuar politikisht dhe zgjedhur anëtare e Kryesisë së Partisë Demokratike .
Jonila Godole – Koordinatore e partneriteteve me organizatat e ndryshme
Studiuese e shkencave të komunikimit, pedagoge prej vitit 2005 pranë Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Universiteti i Tiranës, shkrimtare dhe përkthyese e letërsisë gjermane. Prej vitit 2014 është themeluese dhe drejtore ekzekutive e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë. Ajo studioi për gjuhë dhe letërsi pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë në Tiranë dhe më pas për shkenca politike, sociologji dhe pedagogji në Universitetin “Johann Ëolfgang Goethe” në Frankfurt am Main, Gjermani. Godole është doktore e shkencave me një punim mbi gazetarinë shqiptare në tranzicion dhe problematikat e saj. Ajo ka shkruar me dhjetëra artikuj shkencorë që janë botuar brenda dhe jashtë vendit, kushtuar zhvillimit të medieve dhe gazetarisë në vendet postkomuniste.
Gazmend Koduzi – Koordinator për çështjet e Shëndetësisë
Ka kryer studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë, diplomuar si “Mjek i përgjithshëm”. Ai është profesor i brendshëm në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike në Universitetin Elbasanit. Nga janari i vitit 2010 deri në vitin 2014 ka ndjekur studimet e thelluara pas-universitare, programi ”Doktoraturë në Shëndet Publik”, Fakulteti i Mjekësisë Tiranë. Pjesë e karrierës profesionale të Gazment Koduzit janë edhe; Technical Officer në projektet e USAID në fushën e shëndetësisë, implementuar nga Kompania Amerikane John Snoë Inc. (JSI), Korrik 2002 – Shtator 2003, Janar 2005-Qershor 2007 Deputy Program Manager te Kryqi i Kuq Amerikan, Nëntor 2003 – Dhjetor 2004 si dhe Koordinator projekti K.K. Amerikan dhe K.K. Shqiptar, Korrik 2001- Korrik 2002.