Ky është portugezi, Ruben Saraiva vrasësi i biznesmenit Ardian Nikulaj. Saraiva në momentin kur ka hyrë në lokalin ku ekzekutoi ka përdorur një përshëndetje në shqip drejtuar biznesmentit Nikulajt. “Si je?” është fraza që ka përdorur Saraiva me qëllim për të bërë konfuz viktimën dhe dëshmitarët në lokal.
Ruben Saravia, portugezi që ekzekutoi biznesmenin Ardian Nikulaj shfaqet në pamjet e siguruara nga Report TV disa momente para krimit të rëndë. Siç shihet edhe në video, Saravia në ambientet e jashtme të hotelit të Nikulajt është kthyer mbrapsht nga rruga që po ndiqte para se të hynte në lokalin ku ekzekutoi me 7 plumba 51 vjeçarin.
/s.f