Pas reagimeve të shumta, Belind Këlliçi ka ndryshuar në disa zona posterin e fushatës së tij, ku shfaqej me dy gishtat e mesit lart.
Posteri i ri tregon dy duart që bashkojnë majat në formë çatie ndërsa shoqërohen me sloganin: “Duart e Belos do ulin koston e jetesës në Tiranë.”
Në një tjetër poster ka formuar një zemër.
Me sa duket Këlliçi, pavarësisht se e mbrojti publikisht posterin me gishtat e mesit, ka reflektuar dhe ka ndërruar mëndje.
Ndaj pa mbushur as 24 orë, Këlliçi e ka zëvendësuar, pasi i rezultoi një boomerang i madh.