Shefi i BE-së në vend, Samuel Zbogar thotë se prezenca ndërkombëtare nuk i zgjedhë liderët kosovarë, dhe se ata bashkëpunojnë me të gjitha institucionet. Megjithatë, ai ka thënë se të dyja palët duhet të përmbahen nga fjalori nxitës. “Mendoj se në deklaratën që kemi dhënë para dy ditësh, ne kemi shprehur shqetësim për dhunën në Kuvend dhe për gazin lotsjellës në Kuvend, ashtu siç u kemi bërë thirrje edhe liderëve politikë për të kontrolluar retorikën e tyre, e cila mund të nxisë edhe dhunë. Ne nuk kemi opsion të preferuar politik në Kosovë. Qytetarët e Kosovës i votojnë liderët e tyre dhe ne punojmë me ta. Punojmë me Qeverinë, me Kuvendin. Nuk është që ne zgjedhim partitë. Ne luajmë me “top” dhe jo me “lojtarët”. Dhe topi ynë që të lëvizim Kosovën para. Ky është interesi ynë.”, ka thënë Zbogar në emisionin Interaktiv në KTV.